Aktivitetet

aktivitetet

Shtigjet e veshtiresise

Në park gjejmë shtigje të shtrira në vende dhe lartësi të ndryshme. Vend të veçantë kanë "shtigjet e vështirësise". Te mbushura me pengesa, në nivele të ndryshme mbi tokë e me shkallë të lidhura me litar, këto shtigje e ngrisin adrenalinen në nivelin më të lartë..

aktivitetet

Zip Line

Përmes pyllit te denur, afër kurorës se pemëve në lartësi, kalon zip-line që na jep momente aventure qe nuk krahasohet. Në parkun tonë gjejmë Zip-Line unik për nga lartësia, gjatësia dhe vendodhja. Kjo na bën të veçantë në krejt rajonin. Fluturojmë bashkë 🙂

aktivitetet

Big Swing

Për ta përjetu fluturimin dhe adrenalinën në një aktivitet, duhet patjetër ta provoni Big-Swing në parkun tonë. Eksperiencë qe të lë për disa sekonda pa frymë, e që nuk mundeni me harru asniherë.Sidomos për ata qe thojnë nuk "tutemi" nga lartësitë 🙂

aktivitetet

MOTORET 4X4

Për ta testu veten, e për shumë adrenalinë në shtigjet e bukura malore, të preferuarit janë motorët 4x4. Eksperience që të bën një me natyrën përmes rrugëve dhe bukurisë së rrugeve tona. Mos e le e provu!

aktivitetet

Kalerimi

Kthim në kohë e në natyrë! Në parkun tonë e kemi mundesinë që të shijojmë shtigjet e bukura malore duke kalëruar përmes tyre. Kuajt tonë të dashur, ofrojnë mundesi të madhe argëtimi për të gjithë, nga një kalërues profesionist deri tek ata që duan të mesojnë kalërimin. Eksperiencë qe nuk keni për ta harru!