Diçka rreth nesh

Dashurinë për natyrën, kuajt, ushqimin tradicional dhe jetën e bukur e pa shqetesime e kemi te kah motshme.
Të lumtur dhe falenderues qe kemi arrit krejt këto ti gërshetojmë në mes të bjeshkes dhe afër qytetit të bukur të Pejës.
Dhe po, në zemer të kompleksit e kemi parkun e aventurave për te gjitha moshat. I vetmi në vend dhe rajon.
Dyert dhe zemren të hapura për ju!

DISA NGA AKTIVITETET

Big swing

Për ta përjetu fluturimin dhe adrenalinën në një aktivitet, duhet patjetër ta provoni Big-Swing në parkun tonë. Eksperiencë qe të lë për disa sekonda pa frymë, e që nuk mundeni me harru asniherë.

Zip Line

Përmes pyllit te dendur, në lartësi, kalon zip-line që na jep momente aventure qe nuk krahasohen. Fluturojmë bashkë 🙂

Shtigjet e veshtiresise

Te mbushura me pengesa, në nivele të ndryshme mbi tokë e me shkallë të lidhura me litar, këto shtigje e ngrisin adrenalinen gjate gjithe kohes.

Për një ditë përplot aventurë

Restauranti

Në mes të parkut tonë të mbushur me shumë aktivitete, e kemi restaurantin me një kuzhinë unike. Çdo ushqimi gatuhet me dashuri dhe kujdes. Pjesë të rëndësishme të kuzhinës e kemi edhe menunë e ushqimeve tradicionale 100% bio. Me të shku lang prej gojes 🙂

Parku i Aventurave

Nga big-swing, shtigjet me pengesa dhe lartesi te ndryshme, deri në zip-line, parku jonë është vendi ideal për një eksperiencë të mbushur me adrenalinë dhe aventurave që nuk harrohen. Këndin ideal për argëtimin e të gjitha moshave dhe largim nga monotonia e jetës së perditshme.

Motorrat 4X4

Për ta testu veten, e për shumë adrenalinë në shtigjet e bukura malore, të preferuarit janë motorët 4x4. Eksperience që të bën një me natyrën përmes rrugëve dhe bukurisë së bjeshkëve tona. Mos e le e provu!

Big swing

Për ta përjetu fluturimin dhe adrenalinën në një aktivitet, duhet patjetër ta provoni Big-Swing në parkun tonë. Eksperiencë qe të lë për disa sekonda pa frymë, e që nuk mundeni me harru asniherë. Sidomos për ata qe thojnë nuk "tutemi" nga lartësitë 🙂

Ferma/ Ushqimi Bio

Mirë se vini në fermën tonë ku të gjitha prodhimet janë bio/organike. Larg pluhurit, aditivëve dhe kimikateve tjera, me lokacion në malet e Pejës, ne permbushim krejt elementët për të ofruar produkte të shëndosha për organizmin tonë. Ushqimi duhet të jetë prioritet dhe ne jemi të dedikuar që te ofrojmë më të mirën në te gjithe procesin, nga toka deri ne pjatë!

Kuajt

Kthim në kohë e në natyrë! Në parkun tonë e kemi mundesinë që të shijojmë shtigjet e bukura malore duke kalëruar përmes tyre. Kuajt tonë të dashur, ofrojnë mundesi të madhe argëtimi për të gjithë, nga një kalërues profesionist deri tek ata që duan të mesojnë kalërimin. Eksperiencë qe nuk keni për ta harru!