Logo per EMAIL SIGNATURE
01 - Restauranti

Restauranti

Pas një dite pëplot emocion, nuk ka se si të mos vazhdoj aventura dhe ne kuzhinë. Shijoni kombinimin perfekt të shijes dhe prezantimit të menusë tonë të krijuar me mjeshtëri. Pavarësisht nëse jeni në humor për një vakt të bollshëm ose një meze të lehtë, restoranti ynë ofron një gamë të larmishme pjatash që i përshtaten çdo shije. Çlodhuni dhe relaksohuni me një pije freskuese ndërsa reflektoni për ditën tuaj.

02 - Parku i Aventurave

Parku i Aventurave

Qëllimi ynë është të ofrojmë një ditë emocionuese aventurash për vizitorë të të gjitha moshave. Nga linjat e zipline të larta me tre nivele, në shtigjet me pengesa, ne ofrojmë sfida të sigurta për të gjithë. Linjat e zipline janë të projektuara ne bjeshkë për të ofruar një përvojë të paharrueshme të natyrës nga lartësia e qiellit.

02 - Parku i Aventurave
02 - Big Swing
03 - Big Swing

Big Swing

Big Swing ofron një eksperiencë emocionuese me pamje të paharrueshme të qytetit të Pejës. Nga lartësia e bjeshkës për një eksperiencë plot adrenalinë dhe pamje spektakolare. Atraksion i përsosur per të apasionuarit e lartësive dhe natyrës.

04 - Kalërimi

Kalërimi

Te ne mund ta zbuloni bukurinë e natyrës përmes kalërimit. Stafi ynë i trajnuar profesionalisht do t’ju udhëheqë në një udhëtim piktoresk me kalë përmes bjeshkës, me pamje te bukur te qytetit të Pejës nga lart. Kalërimi tek ne është i sigurt dhe i këndshëm për të gjitha nivelet e kalorësve.

04 - Kalërimi
05 - Motorët 4x4

Motorët 4x4

Ne ofrojmë aventurë me motor 4×4 në shtigjet malore për një eksperiencë të egër dhe përplot aventurë. Shtigjet shtrihen nëpër peizazhe dhe rruge malore, me terrene sfiduese. Pra, pavarësisht nëse jeni një profesionist i sprovuar ose thjesht kërkoni një aventurë unike dhe emocionuese, motorët 4×4 janë zgjedhja perfekte.

A guxon me sfidu vetën?

Orari i punës

Monday                         10:00 AM – 11:00 PM

Tuesday                          10:00 AM – 11:00 PM

Wednesday                   10:00 AM – 11:00 PM

Thursday                        10:00 AM – 11:00 PM

Friday                              10:00 AM – 11:00 PM

Saturday                         9:00 AM – 11:00 PM

Sunday                            9:00 AM – 11:00 PM

06 - Contact

Adresa

Rr. Te Zatrat

Pejë, Kosovë

Phone

+383 49 125 274

Email